Kryeministri Edi Rama përmes komunikimit të tij javor në Facebook ka deklaruar se është skeptik për futjen e procesit të votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet e qershorit.
Rama tha se opozita e trajton popullit “më keq se një kope delesh”. Sipas tij me këtë kërkesë opozita po kërkon të heqë përgjegjësinë nga humbja e zgjedhjeve të 18 qershorit.
“Realiteti sot nuk është rozë, ka luftë të madhe në çdo fushë… Dallim mes nesh dhe opozitës ishte i qartë në qeshorin e vitit 2013 dhe është edhe më i qartë sot…Fakti që ne pranojmë se nuk jemi të përsosur por kemi të meta. Me siguri kemi bërë gabime në tërë këtë punë të madhe. Por, kjo nuk e bën qeverinë e vjetër më të votueshëm se sa dje, por na bën ne më të besueshëm se sa dje”, tha Rama.
Sipas kryeminisrit nëse OSBE-ODHIR jep opinion pozitiv për votimin elektronik, “ne do ta pranojmë”.
Rama në video-mesazhin e tij nuk ka kursyer akuzat dhe kritikat ndaj Partisë Demokratike.