“Mbështetësja e Soros, Delina Fico do të marrë 9 milionë Dollarë nga USAID për OJQ-të”. Ky është kryeartikulli i gazetës maqedonase “Devnik”, që në faqe të parë ka ish-gruan e Kryeministrit shqiptar dhe vet Edi Ramën.
Gazeta “Devnik” në Maqedoni do të hapet nesër me lajmin se Delina Fico do të marrë fondin prej 9 milionë Dollarë nga USAID.
Syri.net ka mundur të sigurojë faqen e parë të gazetës “Dvenik” që do të dalë ditën e nesërme në treg.
Fico përshkruhet nga mediat maqedonase si një aktiviste e miliarderit amerikan George Soros, e cila së fundmi ka hapur në Shkup një zyrë për të menaxhuar fondet e OJQ.