Një avion i linjës Romë-Tiranë, i orës 15:45, ka pësuar avari dhe është kthyer sërish pas. Pak minuta pasi u ngrit në fluturim.
Mësohet se avioni kishte pësuar një defekt teknik, ndërsa në mesin e pasagjerëve ishin edhe drejtori i tv Klan Aleksandër Frangaj dhe biznesmeni Samir Mane, bën me dije gazeta “Tema”.
Nga të dhënat e para raportohet se aeroplani u ul pa probleme në pistën e Romës.