Donald Trump është tashmë njeriu më i fuqishëm në botë dhe ushtria më e madhe në Tokë është në duart e tij, ndaj ISIS më mirë të fillojë “t’ja mbathë”, raporton sot “DailyStar”.
Trump tha gjatë fushatës se një nga prioritetet e tij të para pas marrjes së detyrës do të jetë hartimi i një plani veprimi nga gjeneralët brenda 30 ditëve, për të shkatërruar ISIS-in një herë dhe përgjithmonë.
Nga ana tjetër edhe ISIS e ka vënë Trump në shënjestër.
Trump ka kritikuar në mënyrë të përsëritur administratën e Barak Obamës se nuk ka bërë mjaftueshëm për të luftuar ISIS.
SHBA ka qenë në luftë me ISIS për gati 900 ditë, por ata ende nuk kanë mundur kultin monstruoz, pavarësisht 17.000 sulmeve ajrore.
Që nga shpallja e të ashtuquajturit kalifat në qershor të vitit 2014, sulmet terroriste të ISIS kanë marrë më shumë se 2.000 jetë njerëzish.
Përshtati: BoldNews