Presidenti rus Vladimir Putin është i gatshëm për të takuar presidentin e ri amerikan Donald Trump, por për organizimin e takimit do të duhen disa “muaj”. Lajmi u dha nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, raporton BBC.
“Kjo nuk do të ndodhë në javët e ardhshme. Ne shpresojmë, se takimi mund të ndodhë në muajt e ardhshëm”, tha Peskov, raporton agjencia italiane e lajmeve “ANSA”.