Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka reaguar pas ngjarjes tragjike te zona e “Freskut”, ku humbi jetën një nënë 29-vjeçare, e cila u karbonizua në ashensor.
OSHEE tha se shkak i zjarrit nuk ka qenë shkëndija elektrike.
“Nga këqyrja e vendngjarjes nga Inspektorati Qendror Teknik, institucioni përgjegjës qe nxjerr konkluzionet mbi shkaqet e të tilla aksidenteve, rezulton se nuk ka patur asnjë shkëndijë elektrike”, tha OSHEE.
Banorët pas tragjedisë pretenduan se janë ankuar disa herë për ashensorin dhe se askush nuk është përgjigjur për ta mirëmbajtur.
Por burime nga grupi hetimor bënë me dije për ‘News24’ pohuan se ky lloj ashensori që punon me lëndë djegëse duhet të punojë vetëm në fabrika, miniera, por kurrsesi për pallate, duke thelluar kështu më shumë skandalin në këtë pallat, që shkaktoi tragjedinë me një viktimë.
“Nga foto që shihni vërtetohet se kabinat e OSHEE nuk kanë patur asnjë problem, dhe janë stakuar nga ne si masë sigurie për banorët dhe zjarrfikësit. Nëse do kishte shkëndije elektrike, kabina jonë duhet te ishte e nxire nga flakët/ose plasja”, pohuan burimet.
Teksa mësohet se janë bërë të gjitha matjet deri në nivel kabine dhe rezulton që nuk ka patur luhatje tensioni.