Klubi i Miqve Republikanë, Shqipëri, organizoi një event në Tiranë me rastin e inaugurimit të Presidentit të 45-të të SHBA Donald J. Trump. Me dhjetra anëtarë e miq të Klubit u mblodhën së bashku dhe shijuan ceremoninë e inaugurimit, dhe padyshim, betimin dhe fjalimin e Presidentit të ri.
Me President Dr. Bledar Kurti, Klubi është krijuar me 30 Shtator 2016, në mbështetje të Donald J. Trump në garën e tij presidenciale, si edhe në promovimin e vlerave të republikanizmit. Pas fitores, Klubi i dërgoi një letër urimi Presidentit Amerikan Donald Trump.
Klubi i Miqve Republikanë Shqipëri ka si qëllim promovimin e vlerave Republikane.
Pjesë e këtij klubi janë si figura politikE, akademikë, studentë, sipërmarrës, intelektualë dhe njerëz të thjeshtë të cilët synojnë të ngrejnë debate mbi vlerat e republikanizmit dhe ceshtjet kryesore të botës dhe Shqipërisë.
Shtetet e bashkuara kanë një politikë dy partiake dhe nuk janë tërësisht të krahasueshme me partitë e vendeve të tjera ndaj ky Klub mirëpret këdo që ndan parimet dhe vlerat e republikanizmit,
Republican Friends Club Albania është krijuar me qëllim promovimin në Shqipëri të parimeve, vlerave dhe politikave Republikane. Ky Klub promovon kandidatët dhe të zgjedhurit e tjerë Republikanë tek nënshtetasit amerikanë të cilët kanë rezidencë në Shqipëri, dhe ndan e promovon vlerat Republikane në mbarë shoqërinë shqiptare në tërësi.
Klubi e zhvillon punën e tij:
- Duke nxitur diskutime politike përmes aktiviteteve, editorialeve, debateve, paneleve, blogjeve, dhe medias së re.
- Organizimin e konferencave kumtuese për të ftuar të rëndësishëm republikanë ose mbi politikat dhe parimet republikane.
- Krijimin e rrjeteve sociale dhe komunikimi me universitete, personalitete me influencë, politikanë, organizata dhe forume të ndryshme.
- Vizita dhe pjesëmarrje në konferenca republikane.
- Organizim fushata në mbështetje për kandidatët republikanë amerikanë.
Klubi shërben si shtëpia e të gjithë nënshtetasve republikanë amerikanë të cilët kanë rezidencën në Shqipëri, si edhe për të gjithë intelektualët shqiptarë, studentët, libertianët e devotshëm, avokatët e pro-jetës dhe traditës së familjes, sipërmarrësit, ata të cilët besojnë në parimet dhe vlerat republikane, dhe të qeverisjes së mirë.