Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më parë në ditën e ceremonisë së betimit të presidentit të zgjedhur të SHBA-së Donald Trump do të kishte protesta të finacuara nga Soros.
Lajmi u bë i ditur pak ditë me parë ku sipas burimeve protestuesit do të merrnin një pagesë prej 30 dollar në orë.
Ditën e sotme pritet betimi i Presidentit Donald Trump dhe menjëherë në Uashington kanë shpërthyer protesta masive.
Qindra njerëz dolën në rrugë duke hedhur parrulla dhe duke mbajtur në duar pankarta kundër njeriut që do të betohet sot si president i SHBA. Mes tyre dhe policisë pati edhe përplasje fizike. Protesta janë zhvilluar edhe në Nju Jork dhe janë paralajmëruar se do të ketë edhe gjatë ditës në disa shtete të tjerë.