Gjendje gripale për Real Madrid ? Pas 40 ndeshjeve pa pësuar humbje, ekipi i Zinédine Zidane ka ndjerë të ftohtë pas dy humbjeve radhazi. Por, kryesuesi i kampionatit të Spanjës ka rastin të shtunën që të gjejë shërim e të mbrojë titullin honorifik të kampionit të dimrit.
Nje fitore ndaj Malages te shtunen pasdite (ora 16.15) per javen e 19-te te kampionatit, do te jete sherimi i vetem per Real.
Pas rekordit te ri spanjoll, Zidane dhe djemte e tij pesuan dy humbje radhazi, nga Sevilja (2-1) te dielen ne Liga dhe me pas te merkuren ndaj Celta Vigo ne cerekfinalet vajtje te Kupes se Mbretit (2-1).
“Eshte nje periudhe e veshtire per ne, por qe do ta kalojme”, eshte shprehur me optimizem Zidane, duke kembengulur se do te gjenden “zgjidhjet” e duhura.