Dy persona janë plagosur në Pogradec pasi një granatë shpërtheu aksidentalisht.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:15 në fshatin Vërdovë. Të lënduar nga kjo ngjarje kanë mbetur 22 – vjeçari E.G, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe 52– vjeçari R.M, i cili ndodhet në Spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve.
Sipas policisë, dy të lënduarit kanë qenë duke kryer punimet për tubacionet e ujësjellësit kur ka ndodhur një shpërthim, shkaku i të cilit paraprakisht dyshohet të ketë qenë një granatë e vjetër.
Aktualisht grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.