Ivanka Trump, vajza e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, u kërkoi kritikuesve të shumtë të babait të saj që t’i jepnin atij një shans, ndërkohë që thotë se e ka këshilluar disa herë babanë e saj që të hiqte dorë nga Twitteri.
E pyetur në një program të televizionit ABC, disa orë përpara se babai i saj të marrë zyrtarisht detyrën në Uashington, vajza 35-vjeçare e Donald Trumpit, njëkohësisht fëmija e privilegjuaer e tij, tha se ”vendi ishte shumë i përçarë”.
“Por, gjithë jetën time kam parë se babai im është një unifikues i pabesueshëm”, deklaroi ajo.
“Kështu që unë u them kritikuesve të tij që t’i japin kohë, ta lenë të punojë dhe t’ju provojë se e keni patur gabim”, theksoi Ivanka Trump.
“Fjalimi i tij pas marrjes së detyrës do të jetë përbashkues dhe optimist”, shtoi ajo.