Një krim ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korcë ku një 38-vjeçar në Korçë është qëlluar me armë zjarri përpara shtëpisë së tij.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Bulgarec, ku autori qëlloi me armë gjahu në drejtim të banesës së 38-vjeçarit, duke e lënë të plagosur.
I plagosuri V.F është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët. Shkaqet e ngjarjes janë të paqarta.