Një defekt ka shkaktuar panik në avionin me të cilin udhëtonte Kryeministri Edi Rama dhe delegacioni shqiptar nga Singapori në Frankfurt.
Sipas, Report TV bën me dije se avaria në aeroplan ndodhi vetëm pak minuta para se të ngrihej në fluturim. Për shkak të këtij defekti, delegacioni shqiptar u nis 3 orë me vonesë.
Kryeministri Edi Rama dje ndodhej për vizitë zyrtare në Singapor bashkë me disa zyrtarë e biznesmenë shqiptarë.