Policia italiane ka identifikuar të riun shqiptar që humbi jetën në një aksident në Monza të Italisë. Mediat italiane shkruajnë se ai është Xhulio Bilali, 21 vjeç.
Aksidenti ndodhi dje rreth orës 19.30 në Omate, në provincën e Monzës.
Xhulio Bilali humbi kontrollin e makinës në një kthesë dhe u përplas me një fuoristradë që drejtohej nga një shtetas italian, 38 –vjeç, i cili nuk pësoi dëmtime.
Përplasja ishte e fortë dhe për nxjerrjen e trupit të shqiptarit u desh ndërhyrja e zjarrfikëseve, pasi makina e tij një Volkswagen Polo ishte dëmtuar rëndë.