Mes batutash, dhe situatash të sikletshme si pasojë e motit të keq është zhvilluar ditën e sotme ceremonia e dorëzimit të armëve në shkollën “Asim Zeneli” në Gjirokastër, ku ishin të pranishëm ministri i brendshëm Saimir Tahiri, drejtori i policisë Haki Çako dhe zyrtarë të lartë lokalë.
Siç shihet edhe në këtë video, teksa Tahiri bisedonte me disa qytetarët që kishin ardhur të dorëzonin vullnetarisht armët, ministri detyrohet të heqë syzet e lagura nga shiu.
Në këtë moment në ndihmë ministrit, i ka ardhur prefekti Flamur Bime. Ky i fundit pasi ka nxjerrë nga xhepi një shami i thotë ministrit: “Merre se është e pastër”.
Pasi Tahiri ka fshirë syzet ka vijuar bisedën me të pranishmit: “Ku i mbushet mendja shqiptarëve të dorëzojnë armët. Po ne do e bëjmë, do ua mbushim mendjen”.
“Edhe hashashin do e zgjidhim”, tha ministri.