Një 25-vjeçar me problem mendore është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi ka goditur kujdestarin e pavionit në spitalin psikiatrik.
Mësohet se specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Emiljan Ziu, 25 vjeç, banues në fshatin Kuqan, i cili ka qenë i shtruar me mjekim të detyrueshëm në Spitalin Psikiatrik.
Sipas policisë arrestimi i tij u bë pasi, në Spitalin Psikiatrik dyshohet të goditur kujdestarin e pavionit, shtetasin H.P, 65 vjeç, banues në Elbasan. Shtetasi H.P, u dërgua menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.