Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov ka komentuar në një konferencë shtypi zhvillimet në Ballkan, duke thënë se shqiptarët nuk duhet të jenë prezentë në zonat e banuara me serbë.
Sicc raporton “DW” Lavrov u shpreh se në Ballkan po rriten fuqishëm tensionet dhe se Bashkimi Europian duhet të ndërhyjë për të ndihmuar në përshkallëzimin e situatës atje.
Lavrov kërkon që në forcat etnike shqiptare nuk duhet të jenë prezente në hapësirat e populluara nga serbë në veriun e Kosovës.
Deklaratat e ministrit të Jashtëm rus, vijnë menjëherë pas incidentit në fundjavë, ku një tren i nisur nga Beogradi për të shkuar në Mitrovicë dhe i mbushur me parulla si “Kosova është Serbi” shkaktoi tensionimin e menjëhershëm të situatës në kufirin Kosovë-Serbi dhe përdorimin e deklaratave me tone luftarake nga politikanët serbë, nëse do të sulmoheshin qytetarët serbë në Kosovë, raporton “DW”.