Policia helene ka goditur një organizatë kriminale në fushën e trafikimit dhe shitjes së drogës, në përbërje të së cilës ishin shqiptarë dhe grekë.
Mediat vendase shkruajnë se 5 persona kanë rënë në prangat e policisë. Ata janë dy shqiptarë 36 e 42 vjeç dhe tre shtetas grekë.
Gjatë operacionit antidrogë në kryeqytetin grek, policia zbuloi një magazinë të mbushur plot me kanabis.
Pas peshimit rezultoi se droga kishte peshë të përgjithshme 68 kg. Një 70-vjeçar grek i arrestuar ishte pikërisht përgjegjës për ruajtjen e magazinës.
Hetuesit konfiskuan gjithashtu një shumë parash prej 2040 Euro, një makinë, 17 celularë dhe një peshore elektronike. Identitetet e të arrestuarve nuk janë bërë publik.