Kërkimet për avionin malajzian të zhdukur 3 vite më parë, me 239 persona në bord, janë pezulluar. Lajmin e dhanë 3 vendet e përfshira në kërkime, Australia, Malajzia dhe Kina, raporton BBC.
Vendimi u mor pas kërkimeve të pafrytshme në një sipërfaqje prej më shumë se 120 mijë kilometrash/katrorë të Oqeanit Indian. Për familjet e viktimave, ky është një vendim i papërgjegjshëm, i cili duhet të rikonsiderohet, raporton BBC.
Avioni me numër fluturimi MH370 u zhduk ndërsa udhëtonte nga Pekini në Kuala Lumpur në 2014-n. Deri më tani vetëm 7 prej 20 objekteve të gjetura në oqean janë idenifikuar, ose mendohet se i përkasin Boeing 777.
Një raport i hartuar në nëntor të 2016-s, arriti në përfundimin se me shumë gjasa avioni kishte rënë me shpejtësi në Oqeanin Indian.