Erion Veliaj del sërish zbuluar, ja si e manipulon publikun

Një qytetar i shqetësuar ka denoncuar faktin se si mblidhen plehrat në mes të Tiranës, pranë zonës së njohur si Shallvaret. Sipas tij, lali Eri ka deklaruar që duke filluar nga dhjetori i vitit 2016 ka filluar një menaxhim i ri i mbeturinave por realiteti qenka krejt ndryshe. Ja se si shprehet ai për redaksinë tonë:

“Përshëndetje JOQ. Ja si mblidhen plehrat brenda unazës në Tiranë, aty ku sipas “lali Erit” që nga dhjetori i 2016 ka filluar një menaxhim i ri i mbeturinave. Jemi prapa pallateve Shallvare, me pak fjalë në mes të Tiranës. Por si përherë rëndësi ka që lali të bëjë show në rrugët kryesore se sapo futesh në brendësi të lagjeve e kupton realitetin. Edhe diçka. Shumë pranë kësaj skene ndodhet një hotel që frekuentohet nga shumë turistë. Dhe nga ata u bëra shkak ta xhiroja këtë video pasi i pashë që po bënin foto. A ka promovim më të mirë për turizmin në vitin 2017?” – shprehet denoncuesi.

 

Më poshtë keni një video manipuluese të Veliajt që prezanton kompaninë e dyshimtë Eco Tirana për pastrimin e kryeqytetit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here