Kancelari britanik Philip Hammond ka deklaruar se Britania pas largimit nga BE-ja do të dalë edhe nga tregu i përbashkët evropian.
Zyrtari i lartë britanik tha se Britania e Madhe “nuk mund të jenë anëtarë e Tregut të Përbashkët”. Deklarata e tij erdhi në Dhomën e Komuneve, teksa Theresa May po mban një deklaratë publike duke theksuar planin e Qeverisë mbi Brexit- in.
Mediat britanike citojnë kryeministren Theresa May duke thënë se Britania e Madhe kërkon largimin e plotë nga blloku evropian dhe se nuk do të kërkojë zgjidhje “gjysëm brenda, gjysëm jashtë” gjatë negociatave për daljen e shtetit të saj unioni.
“Nuk do të ketë anëtarësi të pjesshme në Bashkimin Evropian, anëtarësi ortakërie me Bashkimin Evropian e as çfarëdo zgjidhje që na lë gjysëm brenda e gjysëm jashtë”, tha May.