Berisha: Qeveria të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme. Ministrat janë trashur nga vjedhja

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar që qeveria të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të kushteve ekstreme të motit dhe të ftohtit te acartë. Nuk ka munguar edhe një akuzë për ministrat, për të cilët tha se janë trashur nga vjedhja.

Duke folur në Parlament, ish-Kryeministri i quajti qesharake ndihmat prej 100 ton të qeverisë dhe tha se shumë familje janë pa ujë dhe pa ndihma ushqimore.

“Jam dakord me të gjithë ata që diskutuan se problemi i zgjedhjeve nuk ka, por do kërkoj pak mirëkuptim se do merrem me një problem tjetër që në këto momente është imediat. Nëse kjo qeveri do të kishte ndjeshmërinë më të vogël ndaj situatës së të ftohtit, nuk do mund të kurrë të qëndronte pa shpallur gjendjen e emergjencës.

Njerëzve u janë mbaruar rezervat ushqimore. E tha vet kanë shpërndarë 100 ton. Po ç’janë 100 ton? Janë dy kamionë, është turp ta dëgjojë njeri. Çfarë emergjence ka më shumë që të mos kesh bukë, mos kesh ujë, mos kesh ndihmë mjekësore?

Kjo seancë duhej t’i kushtohej gjendjes së jashtëzakonshme. Të tjerë që thonë kemi një javë pa ujë. Unë kërkoj që të shpallet gjendja e emergjencës, që zonat të ndihmohen. Jeni trashur kaq shumë nga vjedhja saqë nuk ndjeni asgjë”, u shpreh ish-Kryeministri Berisha në senacë plenare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *