Një aksident ka ndodhur pasditën e sotme në Dibër. Furgoni i linjës Peshkopi-Kastriot ka dalë nga rruga dhe është përmbysur e për pasojë janë plagosur disa persona.
Në mjet mësohet se udhëtonin të paktën 12 persona.
Nuk dihet ende numri i të plagosurve, që pritet të jetë i madh, ndërsa drejt vendit të ngjarjes janë nisur forca të shumta policie të cilat po transportojnë të plagosurit drejt spitalit dhe po hetojnë pë zbardhjen e rrethanave.