Makina me drogë që përfundoi në Bunë, publikohen emrat e të arrestuarve

Policia e Shkodrës bën publikë emrat e tre të arrestuarve gjatë operacionit policor të koduar  “Gold Rush”, ku u sekuestruan 8.5 kg kanabis. Operacioni u zhvillua mbrëmjen e së shtunës (14 janar 2017).

Në pranga përfunduan tre të rinj nga Lezha, përkatësisht shtetasit:

-Bertjan Pepkola, 24 vjeç banues në Lezhë

– Aldo Përleka, 22 vjeç,  banues në Lezhë

-Xhulio Përleka, 23 vjeç, banues në Lezhë

Policia e Shkodrës në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se 3 shtetas po transportonin me mjet lëndë narkotike, u vunë në ndjekje të tyre dhe në fshatin Zues të njësisë administrative Rrethina, u konstatua mjeti i dyshuar, tip “Benz” me targë LE 7958 A, me drejtues shtetasin Xhulio Përleka, i cili gjatë ndjekjes ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga duke përfunduar në lumin Buna.

Të 3 shtetasit u transportuan në spitalin rajonal Shkodër, ku morën ndihmën e nevojshme mjekësore dhe u shoqëruan në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u gjet një sasi prej 8.5 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis-sattiva dhe së bashku me mjetin u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, në bashkëpunim dhe “Kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *