Ministri i Shëndetësisë e ka nisur mbarë vitin e ri 2017. Meqë epidemia gripale po ikën, Ilir Beqaj ka vendosur të bëjë shoping në Itali dhe madje në një nga vendet më të shtrenjta.
Ai që i ka nxjerrë të palarat është ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka postuar një foto të Beqjas duke ecur i vetëm në një butik në Milano.
“Beqja në një nga butikët më të superkushtueshme në Piazza Duomo, Milano!”, shkruan Berisha.
E ndërsa shqiptarët përballen me kushtet më të rënda si pasojë e varfërisë e në zonat malore dhe në veri edhe për shkak të të ftohtit duket se Beqaj nuk e vret mendjen shumë.