Është identifikuar viktima që ka humbur jetën nga atentati me armë zjarri sonte në zonën e Skelës në Vlorë.
Viktima është R. Tore, 32 vjeç i cili u qëllua brenda fuoristradës së tij me targa AA 606 LD.
Tore fillimisht mbeti i plagosur në gjendje të rëndë dhe ndërroi jetë rrugës për në spital si pasojë e plagëve të marra.
Nuk dihet asgjë sa i përket autorit dhe shkaqeve të ngjarjes. Policia e Vlorës ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve.