Një 19-vjeçare ka lindur në dyshemenë e kuzhinës së saj, pavarësisht se nuk kishte asnjë ide se ishte 39 javëshe shtatzënë.
Emma Crofts-Wilson, 19 vjeçe, nga Zelanda e Re, kur ndjeu therje në bark mori një medikament kundër dhimbjeve dhe vazhdoi ditën normalisht.
Në fakt, ajo ishte vetëm në shtëpi, kur pa kokën e fëmijës që po vinte në jetë. Aty Emma e kuptoi se çfarë po ndodhte.
“Nuk e dija se çfarë po ndodhte. Unë ndjeva vetëm një dhimbje therëse, kur pashë pastaj kokën e fëmijës që doli “, tha ajo raporton “The Sun”.
“Më pas kisha një fëmijë në krahët e mi” shtoi Emma.