Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas veprimit te Serbisë për nxitjen e trenit nga Beogradi në Mitrovicë që përmbante mbishkrime dhe slogane ‘Kosova është Serbi’.
Në një status në Facebook, Berisha e quan Serbinë një rrezik për paqen dhe sigurinë në rajon dhe shton se ajo kërkon të realizojë ëndrrën e Serbisë së Madhe.
Ish-Kryeministri i vendit ka përgëzuar autoritetet e Kosovës që morën vendimin për të ndaluar trenin serb të hynte në territorin kosovar.
Statusi i ish-Kryeministrit Berisha:
Treni i Serbomadhise, nje provokacion i ulet dhe i rrezikshem i Beogradit, u kthye nga erdhi!
Te dashur miq, ne strategjine e rritjes se tensionit dhe destabilizimit te rajonit nga Beogradi, ashtu sikunder u paralajmerua u nis nje tren i veshur me slloganet e Serbise se madhe “Kosova eshte Serbi” dhe i mbushur plot me bashibuzuke serbe qe kishin vendosur te marshonin ne territorin e Republikes se Kosoves.
Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt serbomadh primitiv te rrezikshem dhe destabilizues te autoriteteve te Beogradit zyrtar, shtoj se, sot ata deshmuan dhe nje here se jane skllave te endrres se Serbise se Madhe dhe nje rrezik real per paqen ne rajon!
Une gjithashtu pershendes dhe mbeshtes plotesisht qendrimin dhe vendimin dinjitoz te autoriteteve te Kosoves ne mbrojtje te sovranitetit dhe integritetit territorial te Republikes se Kosoves! sb