Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi u ndal sot në qytetin e Korçës, aty ku deklaroi se pas 25 vitesh tranzicion, Shqipëria ende ngelet një vend i varfër, por sipas tij kjo gjendje do të mbetet për shkak se korrupsioni do të vijojë të dominojë.
“Ata që janë në parlament, me precedent penalë. Libra u krijua për t’i dhënë shpresë shqiptarëve”, theksoi Blushi.
Sipas BlushitLIBRA, do të çlirojë Shqipërinë nga korrupsioni.
“Drejtësia është një ëndërr e largët për shqiptarët. Libra do të ndihmojë arsimin publik jo privat. Ne paguajmë me taksat tona për shkollat e larta. Bandat kontrollojnë ilaçet, naftën mbetjet”, tha Blushi.