Shefi i qeverisë, Edi Rama postoi sot në faqen e tij në Facebook, videon ku shfaqen disa elektriçistë duke punuar në shtyllat elektrike.
Por ajo që ka tërhequr vëmendjen e komentuesve në video është muzika e videos.
“Ca eshte kjo muzik apo nuk jane shqiptare kto elektricista”, shkruajnë komentuesit.
“Pavarësisht temperaturave të rëna në minimume historike, periudha nga festat e fundvitit e deri më sot, regjistron volumin më të ulët të ndërprerjes së dritave në 25 vitet e fundit. Kjo falë investimeve të kryera në një pjesë të vendit si rezultat i reformës në energji dhe punës heroike të punonjësve të OSSHEsë, në gjithë ato zona ku rrjeti i amortizuar i kohës së elektrifikimit, ku ende s’janë shtrirë investimet e reja, siç e tregon edhe ky filmim nga një zonë shumë e thellë malore”, është ky statusi me të cilin kryeministri shoqëron videon.