AKTUALITET

Tronditet familja Gurakuqi/ Djali 12 –vjeçar u mbyt, nëna përfundon në spital. Babai ndodhet në burg pasi përdhunoi të bijën

4e1be58c-5c54-4bb5-87e7-eae7e31dad78

Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e djeshme në Tiranë.

Një fëmijë 12 vjeç u mbyt në rezervuarin e fshatit Mëzes pasi shtresa sipërfaqësore e akullit u thye kur viktima po luante bashkë me disa fëmijë të tjerë.

Motra e tij 15¬vjeçare rrezikoi seriozisht jetën, duke tentuar të nxjerrë vëllain nga liqeni, por nuk ia arriti. Ajo u dërgua me urgjencë në Spital, ku momentalisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i vëllai u nxor i pajetë 2 orë më vonë, nga palombarët e forcave speciale RENEA.
Viktima F. Gurakuqi ka qenë duke luajtur mbi akullin e liqenit, bashkë me disa fëmijë të tjerë, kur pjesa e ngrirë është thyer dhe ai ka rënë brenda në liqen, duke mos arritur të dalë më nga aty. Kanë qenë banorët e fshatit që kanë shkuar të parët në vendin e ngjarjes duke ndihmuar 15¬vjeçaren E.Gurakuqi dhe më pas kanë lajmëruar Policinë. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Komisariatit nr.6 dhe më pas edhe forcat speciale RENEA. Vajzës i është dhënë ndihma e parë në vendin e ngjarjes, ndërsa më pas është dërguar në spital. Nëna e dy fëmijëve, Jolanda Gurakuqi, sapo ka mësuar ngjarjen, ka pësuar gjendje të fikëti dhe është dërguar po ashtu në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa babai i dy fëmijëve, Fatos Gurakuqi, aktualisht ndodhet në burg, duke vuajtur dënimin me 10 vjet heqje lirie, i akuzuar për përdhunimin e së bijës, vajzës që i mbijetoi dje mbytjes në liqen.


WhatsApp Video 2017-01-11 at 4.06.42 PM by revistaime

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

Te Fundit

To Top