AKTUALITET

Skandal në Rinas/ Akulli në pistë bllokon të gjitha fluturimet. TIA nuk merr asnjë masë (FOTO)

tia1

Që prej orëve të para të mengjesit të sotëm asnjë avion nuk ështe ngritur nga aeroporti i Rinasit. Akulli në pistë ka bllokuar të gjitha fluturimet, kjo dhe për shkak të mungesës së masave nga Tirana International Airport (TIA).

Kjo situatë vijon te jetë ende prezente në aeroportin e vetëm të Shqipërisë, i cili është në gjendje të paralizuar.

tia1

 

Deri në mesdite në pistën e aeroportit nuk është parë asnjë mjet për pastrimin e borës dhe akullit, duke e lënë kështu aeroportin në mëshirë të natyrës dhe fatit.

tia2

 

Qindra pasagjerë janë bllokuar në terminal dhe po ashtu janë pezulluar te gjitha shkëmbimet tregtare.

Kjo situatë pritet të sjellë humbje të shumta financiare veçanërisht për bizneset që e kanë të lidhur punën e tyre me transportin ajror.

t3

Sipas kontrates koncensionare është detyrë e Tirana International Airport (TIA) të mirëmbajë aeroportin përfshirë edhe gjendjen e pistës në situata të tilla.

Edhe pse për rreth një jave Shqipëria ështe përfshitë nga moti i acartë, serish TIA nuk ka marrë asnjë masë paraprake për t’i paraprirë një situate të tillë.

tia4

Sipas burimeve mësohet se ky autoritet nuk ka asnjë mjet për pastrimin e borës e akullit. Dhe deri në mesditë nuk ka kryer asnjë lëvizje për përmirësimin e situatës.

Qeveria ka trumpetuar me të madhe se ka rinegociuar kontratën me TIA duke i vënë kushte për shërbimin dhe çmimin e biletave. Por mjaftuan më pak se 5 cm borë që Shqiperia të kthehet në vendin e vetëm të Europes që nuk pastron dot pistën e aeroportit të saj të vetëm.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

Te Fundit

To Top