AKTUALITET

PARASHIKIMI/ Borë dhe shi nga dita e nesërme, ja rrugët problematike

Nga dita e premte si edhe përgjatë gjithë fundjavës do të ketë reshje shiu dhe dëbore në të gjithë vendin.

Sipas “Meteoalb”, orët në vazhdim do të dominohen nga mot i vranët, në zonat verilindore dhe juglindore do të ketë edhe dëborë.

“Shira te dendura priten ne zonat veriperendimore por reshje te dendura debore do te kene ne verilindje dhe juglindje te territorit. Temperaturat e ajrit do te pesojne rritje te premten si edhe ne fundjave duke bere qe bregdeti dhe nje pjese e zones se ulet te kalojne ne vlera pozitive ndersa deri ne ­5 apo ­6 grade C do te jene zonat malore”.

Sakaq Ministria e Transporteve bëri me dije situatën e krijuar për shkak të reshjeve të dëborës:

Në Rajonin Verior Shkodër: Kalueshmëria e akseve në këtë Rajon po shkon drejt përmirësimit. Kontraktorët janë dukë bërë pastrimin dhe hedhjen e kripës, në zonat ku ka ngrica.

Në Rajonin Qëndror Tiranë: Sot në shumicën e akseve të Qarkut Tiranë, qarkullimi kryhet me zinxhirë. Të bëhet kujdes në qarkullim sepse ka formim të akullit në rrugë. Kontraktorët janë duke punuar për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës në shumë zona si: Mbikalimi i Kasharit, Superstrada Tiranë – Durrës, etj.

Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Në Qarkun e Korçës ka patur temperatura të ulëta deri minus 10 gradë. Përveç aksit të Dardhës, Voskopojës dhe Ersekë – Gërmenj, të gjitha akset e tjera qarkullohen pa zinxhirë.

Në Qarkun e Vlorës: Autostrada Vlorë – Levan dhe rruga e vjetër qarkullohen me zinxhirë. Po kështu qarkullohen me zinxhirë disa akse në Fier, Berat etj.

Në të gjitha akset po punohet për hedhjen e kripës dhe pastrimin e akseve, nuk ka asnje bllokim te akseve kombetare.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Te Fundit

To Top