AKTUALITET

Ngroheshin me qymyr, asfiksohet 55-vjeçari, i ati në gjendje të rëndë

Një 55­-vjeçar ka humbur jetën dhe babai i tij ndodhet në gjendje të rëndë, si pasojë e asfiksisë nga gazi i qymyrit.

Ngjarja është shënuar në fshatin Kakoz të Lunxhërisë, në Gjirokastër.

Policia bëri me dije se “rreth orës 09.40, P.L, 55 vjeç është gjetur i vdekur, ndërsa babai i tij, A.L, 75 vjeç u transportua në gjendje të rëndë në spitalin e Gjirokastrës. Dyshohet se shkaku mund të jetë asfiksimi nga gazi i qymyrit që përdorej për ngrohje. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plot të shkaqeve dhe ngjarjes”.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Te Fundit

To Top