POLITIKE

Meta “rikthen” në administratë Lefteria Luzin, ja posti që i ka dhënë

MBLEDHJE E KQZ - Kryetarja e KQZ Lefteri Luzi Lleshi, duke folur gjate nje mbledhje te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, KQZ, ku do te hapen 7 kuti votimi te qendrave zgjedhore te Durresit./r/n/r/nMEETING OF KQZ - Chairwoman of the Central Election Commission and members Lefteri Luzi Lleshi, speaks during a meeting of the Central Election Commission.

Pasi u eliminua nga Partia Demokratike nga gara për një mandat të dytë në krye të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterije Luzi (Lleshi) do të kthehet sërish në një funksion në administratën publike.

Ish-kryetarja e KQZ¬së do të nisë punë si drejtoreshë në Kuvendin e Shqipërisë. Luzi është parë në ambientet e Kryesisë së Kuvendit ditën e martë. E kontaktuar nga “Panorama”, ish-kryetarja e KQZ-së ka konfirmuar rikthimin në Kuvendin e Shqipërisë në një detyrë të njëjtë me atë që ka pasur para se të zgjidhej si kryetare e KQZ¬së katër vite më parë.

Lefterije Luzi do të marrë funksionin e drejtoreshës së Shërbimeve të Komisioneve Parlamentare, funksion i cili prej disa muajsh ishte vakant. Ky post është mbajtur për disa vite nga Tomi Kola, ish-drejtor i Qendrës së Regjistrimeve të Biznesit (QKR). Drejtoria e Shërbimeve të Komisioneve Parlamentare është një prej drejtorive të rëndësishme të Kuvendit dhe që bashkëpunon ngushtë me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

Te Fundit

To Top