AKTUALITET

LAJMI I FUNDIT/ Shënohet viktima e 9 –të nga i ftohti

Lajm i fundit, Boldnews

Është shënuar viktima e nëntë nga i ftohti në vendin tonë. Një 61 –vjeëar është gjetur i pajetë në Sarandë.

Sipas informacionit paraprak nga Policia rajonale, mesohet se sot rreth orës 09:02, është gjetur një person i pajetë në hyrje të banesë së tij. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se në lagjen nr.4 Sarandë, në hyrje të banesë së tij private është gjetur i pajetë, shtetasi Zh.T., rreth 61 vjeç. Nga veprimet e para hetimore, në trupin e viktimës nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera, dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë nga i ftohti. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të vdekjes.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

Te Fundit

To Top