BOTA

FOTOT/ Haradinaj mbërrin në gjykatën franceze nën masa të rrepta sigurie

haradinaj11

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbërritur në gjykatë në Colmar të Francës, ku po mbahet seanca lidhur me kërkesën e Serbisë për ta ekstraduar.

Haradinaj ka hyrë në seancë nën masa të rrepta sigurie.

Hardinaj pret sot nga gjyqtari francez në qytetin Colmar të Francës, vendimin nëse do të lirohet apo do të vazhdojnë procedurat e mëtejshme për ekstradim në Serbi.

Serbia e akuzon Haradinajn për “Krime lufte ndaj popullatës civile gjatë vitit 1999”.

Në kërkesën për ekstradimin e Haradinajt, e cila të martën i është dërguar Francës, është paralajmëruar se do të ketë fakte shtesë, të cilat para se gjithash kanë të bëjnë me urdhëresën për zgjerimin e hetimeve kundër Haradinajt, fakte të cilat janë mbledhur, ka thënë Kuburoviq, raporton “Indeksi”.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

Te Fundit

To Top