AKTUALITET

Aksident masiv në Fushë Prezë, përplasen 6 makina (VIDEO)

Bora që ra mbrëmë pothuajse në të gjithë Shqipëria solli shumë problematika në qarkullim.

Shumë aksidente kanë ndodhur duke filluar që nga mbrëmja e djeshme, por deri tani për fat të mirë ka patur vetëm të plagosur me dëmtime të lehta.

Ndërkaq për “JOQ” bëhet me dije se një aksident ka ndodhur në Fushë Prezë, ku katër kamione janë përplasur me një furgon dhe një automjet tip “Golf”.Nga ky aksident nuk ka të dëmtuar, por qytetari nga vendi i ngjarjes jep alarmin që të bëhet kujdes në këtë aks rrugor, pasi ndodhin shpesh aksidente kur nuk ka dëborë, jo më tani që rruga aty është mbuluar nga ngrica. 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Te Fundit

To Top