BOTA

VIDEO/ “Boks” në parlamentin turk, deputetët qëllohen me karrige e vazo lulesh, të plagosur

grushte

Seanca parlamentare në Turqi është shndërruar në “ring boksi” në orët e para të mëngjesit të sotëm, në kohën kur po diskutoheshin ndryshimet kushtetuese që i japin më shumë pushtet presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Mediat turke kanë publikuar video nga përleshjet në parlament, të cilat lanë të plagosur disa deputetë.

Në video duken deputetë të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, e cila ndodhet në pushtet që prej vitit 2002, dhe deputetët e Partisë Republikane Popullore, që gjuajnë me grushte njëri-tjetrin.

Deputetët kanë hedhur edhe karrige dhe vazo lulesh ndaj njëri-tjetrit.


Paketa e ndryshimeve kushtetuese prej 18 pikash, e kthen Turqinë nga sistem parlamentar në atë presidencial.

Erdoganit i duhet mbështetja e të paktën 330 deputetëve nga 550 që ka Parlamenti turk për ta çuar vendin në referendum, i cili pritet të mbahet në pranverë.

Partia opozitare CHP këmbëngul kundër ndryshimeve me pretendimet se vendi kthehet në diktaturë. Ajo ka paralajmëruar se ndryshime të tilla nuk do kryhen pa gjakderdhje.

Parlamenti turk do të vijojë punimet përsëri sot pasdreke.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

Te Fundit

To Top