KRYESORE

ZGJEDHJET/ Basha njësoj si Meta: Me lista të hapura, votim e numërim elektronik

Lidhur me zgjedhjet e ardhshme parlamentare partitë opozitare të kryesuara nga PD dolën sot me një qëndrim të përbashkët. Pas takimit, kryetari i selisë blu Lulzim Basha tha se në zgjedhjet e qershorit “duhet të vendosë vullneti i qytetarëve dhe jo i kriminelëve”. Sipas tij “përsa i përket sistemit zgjedhor, Partia Demokratike nuk është pengesë për listat e hapura” për deputetë.

“Përsa i përket sistemit zgjedhor, Partia Demokratike nuk është pengesë për listat e hapura. Personalisht jam shprehur për çdo sistem që fuqinë do ia kalojë qytetarit. Qoftë lista të hapura, maxhoritar apo po të doni ta bëjmë me ligj të detyrueshme që partitë politike kandidatët për deputetët ti zgjedhin me votim të drejtpërdrejtë nga anëtarësitë e tyre apo edhe nga qytetarët.Kur kam folur për hapjen dhe për fuqizimin e qytetarëve, këtë kam parasysh; që kandidatët të mos caktohen nga kryetarët por të caktohen nga anëtarët, mundësisht nga qytetarët. Dhe në këtë mendësi që kam, absolutisht nuk jemi ne dhe nuk mund të jemi ne pengesë për listat e hapura”, tha Basha.

“E reja është se kohë më nuk ka. Çështje më të rëndësishme për shqiptarët se kjo nuk ka dhe s’mund të ketë. Ndaj opozita do të kushtëzojë çdo lëvizje të mëtejshme me platformën për reformën zgjedhorë”, tha Basha.

LSI gjithashtu ka propozuar që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të shkohet me lista të hapura për deputetët, por PS e kundërshton me argumentin se nuk do të ketë ndërhyrje në kodin elektoral.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Te Fundit

To Top