BOTA

Trump luftarak në konferencën e parë, sherr me gazetarin e CNN

trump-cnn

Presidenti amerikan i zgjedhur Donald Trump ka pasur një përplasje të ashpër me gazetarin e CNN në konferencën e parë për media 2 muaj nga fitorja e zgjedhjeve. Trump ishte i inatosur me, raportin e BuzzFeed të publikuar nga CNN sipas të cilit hidheshin dyshime mbi lidhjet e Trump me Rusinë. Trump refuzoi t’i jepte të drejtën e pyetjes gazetarit të CNN, Jim Acosta gjatë konferencës për media të zhvilluar në Trump Tower në New York. Kur ka parë kush e kishte mikrofonin, Trump i është drejtuar gazetarit: “Jo ti. Organizata jote është e tmerrshme”.

“Meqë po na sulmoni a na jepni të drejtën të pyesim? Zoti President i zgjedhur, meqë ju po sulmoni organizatën tonë të lajmeve, mund të na jepni një shans? – pyeti gazetari.

“Nuk do të të jap asnjë pyetje. Ju jepni lajme të falsifikuara” – tha Trump.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

Te Fundit

To Top