AKTUALITET

Tjetër viktimë nga acari, gjendet një grua e vdekur prej 3 ditësh, s’kishte ngrohëse

Moti siberian ka shënuar një tjetër viktimë. Një 67-vjeçare ka humbur jetën në Durrës si pasojë e temperaturave të ulëta.

Mësohet se gruaja e vdekur u gjet e pajetë brenda banesës së saj, nga forcat e zjarrfikësve. E moshuara kishte humbur jetën prej 3 ditësh.

Edhe pse autoritetet po bëjnë ekspertizën mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes, paraprakisht dyshohet se gruaja ka humbur jetën për shkak të të ftohtit. Në banesën e saj nuk është gjetur asnjë pajisje ngrohëse.

Vdekja e saj e çon në 5 numrin e viktimave në vend si pasojë e motit të ftohtë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Te Fundit

To Top