AKTUALITET

Tjetër tragjedi, 12-vjeçari luante me motrën mbi liqenin e ngrirë të Mëzezit, humb jetën

lumi-drin

Një tjetër person ka humbur jetën pasi ka ‘provokuar’ fatin mbi liqenin e ngrirë. Këtë herë ngjarja ka ndodhur pak kilometra nga kryeqyteti, ku një fëmijë 12 vjeç ka humbur jetën pasi po luante mbi liqenin e ngrirë të Mëzezit me motrën e tij.

Akulli me një trashësi të vogël, është thyer dhe fëmija ka rënë brenda, fatmirësisht është nxjerrë motra e tij 15 vjeçe.

“Më datë 11.01.2017, rreth orës 14:15, në Mëzez, tek Liqeni i Kasharit, kanë rënë 2 fëmijë në liqen, ku është mbytur një fëmijë 12 vjeçar, ndërsa fëmija tjetër 15 vjeçar, është nxjerrë nga liqeni.
Priten shërbimet e polumbarve për nxjerrjen e fëmijës nga liqeni. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave”, deklaron policia.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

Te Fundit

To Top