POLITIKE

Takimi i aleatëve me Bashën, Ndoka: Bojkotojmë parlamentin nëse nuk plotësohen këto kushte

Nard Ndoka

Kreu i PDK-­së, Nard Ndoka ka zbuluar sot detaje nga takimi që Partia Demokratike zhvilloi me aleatët e saj për të përcaktuar platformën e unifikuar politike në vazhdim. Ndoka bën me dije se opozita do të bojkotojë kuvendin nëse nuk plotësohen kushtet e opozitës.

Kjo e fundit ka paraqitur një platformë prej 17 majit. Por sipas saj që nga ajo kohë kryeministri ka sabotuar çdo përpjekje për të adresuar këto probleme të qytetarëve.

Për këtë platformë, opozita ka rënë sot dakord se ajo është kusht i patejkalueshëm për zgjedhje të lira dhe të ndershme në vend.

Pikat e platformës:

  1. Votimin elektronik dhe numërimin elektronik
  2. Reformën e financimit të partive
  3. Kufizimin e shpenzimeve në fushatë
  4. Barazinë në aksesin mediatik
  5. Mospërdorimin e burimeve të shtetit në kundërshtim me ligjin
  6.  Dhe një sërë aspektesh të tjera.
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

Te Fundit

To Top