AKTUALITET

Shqiptari “tapë” hyn me thikë në lokal dhe tenton të vrasë menaxherin

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohet se në gjendje të dehur ka tentuar të vrasë me thikë menaxherin e një restoranti në Montefalko në shtetin fqinj.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari ka tentuar të hyjë në restorant, por nuk është lejuar nga menaxheri.

I pajisur me një thikë shqiptari ka arritur të hyjë me forcë duke përhapur panik tek klientët e lokalit. Dhe duke tentuar të vrasë me thikë menaxherin e restorantit.

Për fat të mirë policia, e lajmëruar nga klientët, ka mbërritur në kohë duke parandaluar vrasjen dhe arrestuar shqiptarin, emri i të cilit nuk dihet. Ai tani akuzohet për “vrasje të mbetur në tentativë”.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Te Fundit

To Top