AKTUALITET

I shpëton policisë italiane, shqiptari arrestohet në Spanjë

polizia-2_1484169358-823809

Erjol Bode është 30 vjeçari shqiptar që iu arratis policisë italiane nga shtëpia e partneres së tij në Sesto San Giovanni vetëm me mbathje, por u arrestua në aeroportin e Barcelonës.

Mediat italiane bëjnë me dije se bëhet fjalë për 30 vjeçarin shqiptar Erjol Bode, i cili është dënuar me burgim prej 9 muajsh, ndërsa ndaj tij kishte një urdhër arrestimi evropian lëshuar nga prokurorët në Monza.

Ai u arrestua sapo mbërriti në Spanjë me qëllim për t’i shpëtuar drejtësisë italiane, duke krijuar një identitet të ri.

Hetimet ndaj tij nisën në gusht të vitit të shkuar për shfrytëzim prostitucioni në Monza të një 32 vjeçareje si dhe për dokumente të rreme.

Gjatë aksionit për arrestimin e tij në atë kohë, ai mundi të arratisej vetëm me të brendshme, ndërsa sulmoi policët që përfunduan në spital.

Ai akuzohet për disa vepra penale.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

Te Fundit

To Top