AKTUALITET

Shënohet viktima e tretë nga gripi, një e moshuar vdes në Sanatorium

Shënohet viktima e tretë nga gripi në vend. Rasti është regjistruar në spitali universitar “Shefqet Ndroqi” dhe viktima është një 73-vjeçare nga Kukësi, që vuante nga sëmundjet e mushkërive. Komplikacionet e gripit mesa duket kanë qenë fatale për jetën e saj.

Ministria e Shëndetësisë informoi se pacientja “Z. R., 73 vjeç, nga Kukësi, e shtruar në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” më datë 08/01/2017, me diagnozë “Tromboemboli Pulmonare Bilaterale, SPOK, stadi i katërt, dhe me Insufiçencë Respiratore,” e cila, në përgjigje të mostrave ekzaminuara nga ISHP ka rezultuar pozitive për virusin e gripit të stinës AH3N2, ka ndërruar jetë në orët e para të ditës së sotme”.

Ky është rasti i tretë i konfirmuar, pas dy rasteve të raportuara në dt. 5/1/2017 nga Ministria Shëndetësisë për persona që kanë ndërruar jetë, të cilët, përveç sëmundjeve të tjera, kanë rezultuar të prekur edhe nga virusi i gripit të stinës.

Rreth 22 mijë persona numërohen të prekur nga gripi këtë javë, nga 19 mijë që ishte numri i të prekurve nga infeksionet respiratore.

Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva bino, tha dje për Top Channel se edhe pse situata e gripit në vendin tonë mbetet mbi pragun e epidemisë, rritja është e lehtë, jo e thellë.

Ajo që vërehet është se, nëse në Tiranë kemi një tendencë në ulje të të prekurve nga gripi, në qytete të tjera si: Berati, Gramshi, Fieri, Durrësi, Skrapari dhe Peqini, numri i të prekurve është rritur.

 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Te Fundit

To Top