AKTUALITET

Shënohet aksidenti i parë në Tiranë nga bora

Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, lëvizja e mjeteve nga Tirana në Durrës do të bëhet me zinxhirë. Kështu ka njoftuar policia rrugore, pasi për shkak të dëborës që përfshinë sonte këto dy qytete rrezikohet jeta e qytetarëve.

Në kryeqytet është shënuar aksidenti i parë për shkak të dëborës. Sipas raportimeve, një autobus i Unazës është përplasur me një makinë tip “Benz”.

Fatmirësisht ky aksident nuk ka shënuar të lënduar, por që tani qytetarët duhet të marrin masa para se të lëvizin.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Te Fundit

To Top