KRYESORE

Për politikë Edi Rama nuk kursen as vuajtjet e elektriçistëve të OSHEE

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një status të rëndë për të ironizuar kundërshtarin e tij politik Lulzim Basha. Ky i fundit kishte shprehur keqardhjen për punonjësit e OSHEE të cilët po punojnë në kushte ekstreme dhe ku shpëtohen nga banorët kur rrezikojn jetën.

Por nëpërmjet rrjeteve sociale, Rama tallet duke thënë se kryetari i opozitës ka parashikuar në programin  e PD, kalorifer në çdo shtyllë elektrike për të shpëtuar punonjësit e OSHEE.

“Lulëzimi thotë Qeveria po i le punonjësit e OSSHE nëpër shtylla që të ngrijnë! Në programin e PD parashikohen kaloriferë në çdo shtyllë”– cicëron Rama në Twitter.

Por në të vërtetë një ngjarje e rëndë është regjistruar me një punonjës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) i cili ngriu në një shtyllë elektrike teksa po mundohej të rregullonte një defekt. Ramadan Hallaçi, 56 vjeç pësoi hipotermi në një shtyllë elektrike në një lartësi prej 30 metrash, në afërsi të zonës Kalimash -Kukës. Babai i 5 fëmijëve rrëfen se po tentonte të riparonte një defekt teknik në orën 16:30 ndërsa pas pak minutas kishte filluar të mos ndjente më këmbët nga i ftohti që arrinte deri në -9 gradë celsius.

Ai shpëtoi falë një kolegut të punës dhe vëllait të tij, ndërkohë që Edi Rama ka zgjedhur të tallet me këtë ngjarje që për pak desh përfundoi në tragjedi.

Nga Boldnews.al

rama-twitter

 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Te Fundit

To Top