NDRYSHE

Kujdes Nutella ‘mund t’ju shkaktojë kancer’

nutella_1484168230-4900327

Prodhuesit e Nutella’s kanë reaguar ashpër pas publikimit të një raporti që ka vlerësuar se një prej përbërësve të saj mund të jetë kancerogjen.

Kremi i famshëm prej çokollate mbështetet në vajin e palmës për butësinë e tij dhe për jetëgjatësinë e madhe në raftet e dyqaneve.

Sidoqoftë, një raport nga Autoriteti Evropian për Sigurinë e Ushqimit e ka shpallur vajin e palmës më kancerogjen sesa çdo vaj tjetër, pas vlerësimeve të ngjashme nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, transmeton Gazeta Express.

Tani, pasi shitjet e Nutella’s kanë rënë për 3 për qind, prodhuesi i saj, Ferrero, ka nisur një fushatë televizive, duke këmbëngulur se ata përdorin vajin e palmës në një mënyrë që s’përbën rrezik për shëndetin.

Reklama thotë se kremi prej çokollate nuk do të ishte ashtu siç është pa vajin e rafinuar të palmës.

Por, ajo nuk përmend faktorin tjetër të rëndësishëm: meqë vaji i palmës është vaji më i lirë në treg, ndryshimi i tij me një vaj tjetër për Nutella’n do ta detyronte Ferrero’n të harxhonte 8-22 milionë euro më shumë në vit.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

Te Fundit

To Top